Haradinaj: Populli ynë nuk do të dështoj për të qenë afër viktimave të luftës në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë garanci se Kosova është e gatshme të qëndroj afër femrave të përdhunuara në Kosovë, për të shëruar ketë plagë të shoqërisë.

“Si një familjar i këtij vendi, po ju garantoj se Kosova është e gatshme dhe i kupton kupton viktimat e luftës seksuale ne luftë. Populli ynë dhe Kosova nuk do të dështoj për të qenë afër viktimave të luftës në Kosovë.Ni shembull i mirë është presidentja Jahjaga e cila ka dhënë një përkrahje kësaj kauze’ tha Haradinaj.

Ai tha se qeveria që ai drejton do të bashkëpunoj ngushtë me gjithë mekanizmat ndërkombëtar në shkëmbim të përvojave të tyre për ta shëruar ketë plagë.

‘Si qeveri jemi të vetëdijshëm për statusin e dëmtuar në shoqëri. Shprehi gatishmërinë që të bashkëpunojmë me gjithe mekanizmat ndërkombëtare për të marre përvojën që ta shërojmë ketë plagë në shoqërinë tonë, shlirimini e viktimave nga ajo vujtje që mbajnë me vete. Duke shëruar ketë plagë në fund ta kemi një paqe në shpirt dhe zemër.Si Kosovë jemi të gatshëm në shërimin e plagës sonë’ tha Haradinaj.

Ai vlerësoj se Kosova ka filluar të bëjë hapa përpara për të shëruar plagët e tyre ku përmendi rastin e te regjistrimit të përbashkët të pasurisë.

‘E shoh të arritur numrin e grave që kanë regjistrimin e pasurisë se përbashkët me burrat e tyre, e kjo është e arritur e madhe dhe një hap para drejtë shërimit të plagëve të tyre’ shtoj kreu i ekzekutivit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi