Haradinaj: Nuk na është thënë “JO” për vizat, shpresa ekziston ende

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka mohuar se Kosovës i është thënë “JO” sa i përket liberalizimit të vizave. Ai ka pranuar se ka skepticizëm sa i përket vizave por përgjigje nuk është dhënë ende.

I pyetur nga Kosova Post se a i’u shuan Kosovës shpresat për liberalizim vizash me vizitën e sotme të kancelarit austriak, Haradinaj tha se Kosova nuk e ka marrë ende pergjigjen përfundimtare se ky proces nuk do të ndodh as në ketë vit.

“Mos harroni nuk është përgjigja jo, është skepticizëm me shti në rend dite në këtë etapë kur po flasim tani. Pra nuk kemi marrë jo për viza, edhe ajo mund të jetë përgjigja por nuk e kemi marrë. Mund të ketë edhe gabime, edhe korrupsion edhe problemi i kufijve por mund të jetë edhe çështje të tjera që i ka BE-ja”, ka përfunduar Haradinaj duke shtuar se Kosova po punon që të jetë në agjenden e bashkimit Europian për liberalizim.

“Tash problemin e kemi të hyjmë në agjendë, jemi duke punuar por nuk ka pasur një jo për këtë temë por ka skepticizëm por jemi duke punuar”, ka thënë Haradinaj./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi