Haradinaj: Nëse Albinit i duhen vota për tu bërë kryeministër, ja jap unë

Nëse Albin Kurtit i duhen pak vota për ta marrë postin e kryeministrit, do t’ia garantojë Ramush Haradinaj.

Kryeministri në detyrë në Kosova tha për mediat se për shefin e ri të qeverisë e ka një këshillë.

‘Nëse i duhen votat Kurtit, ia jap unë! Ai duhet të mos zhgënjejë njerëzit’, ka thënë shkurtimisht Haradinaj.

Ndërkohë kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha sot se presidenti i vendit nuk e përcakton kohën e formimit të qeverisë dhe kjo sipas tij, varet nga negociatat me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Albin Kurti: Datën e formimit të qeverisë nuk e përcakton Thaçi, por LDK

Deklarata e tij vjen si përgjigje ndaj dy ftesave që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka bërë zotit Kurti, për dhënien e mandatit për formimin e qeverisë.

Vendimi për të mandatuarin varet nga negociatat e partive fituese, vazhdimi i të cilave mbetet i paqartë pasi që Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike nuk arritën dakordësi për bashkëqeverisje.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi