Haradinaj: Ligji për trajtimin e ndërtimeve pa leje në dobi të qytetarëve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka përshëndetur miratimi i projektligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje, duke thënë se ky është një lajm i mirë për qytetarët.

Kryeministri Haradinaj, ka shklruar se meprojektligjin e lartpërmendur përfitojnë qytetarët dhe ndryshon edhe statusi i komunave, të cilat forcojnë buxhetin e tyre dhe përcaktojnë pronarët legalë.

Postimi i plotë i tij:

Aprovimi në Kuvendin e Kosovës i projektligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje është një lajm i mirë për të gjithë qytetarët e vendit. Tani secili qytetarë mund ta shfrytëzojë të drejtën e tij për ta regjistruar pronën dhe të operojë me të.

Me këtë ligj përfitojnë qytetarët dhe ndryshon edhe statusi i komunave, të cilat forcojnë buxhetin e tyre dhe përcaktojnë pronarët legalë.

Trajtimi gjithëpërfshirës i ndërtimeve pa leje, thjeshtësimi i procedurave, ulja e kostove për legalizim të pronës, janë vetëm disa nga përparësitë e këtij ligji, të cilat duhet t’i shfrytëzojnë qytetarët e vendit./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi