Haradinaj flet për urimin nga Trumpi, thotë se Kosova do të jetë çdoherë krah SHBA-ve

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se ky është edhe një konfirmim i miqësisë së përhershme të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Postimi i plotë:

Sot, pata nderin e veçantë të pranoj urim për festat e fundvitit nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Ky urim është edhe një konfirmim i miqësisë së përhershme të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Sot, po ashtu, kam pranuar telegram nga Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, në të cilin, ai më falënderon për mbështetjen personale, por edhe institucionale të shtetit të Kosovës në luftën kundër terrorizmit dhe radikalizmit.

Qeveria dhe populli i Kosovës do të jenë çdoherë krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi