Haradinaj e ka seriozisht me Çitakun: Fshehu qëndrimet e Kosovës në Amerikë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka lëshuar edhe një herë deklarata kundër ambasadorës në SHBA, Vlora Çitaku.

Sipas kryeministrit, ambasadorja Çitaku e ka paraqitur mirë vendin në SHBA, por dyshon se ajo e ka treguar qëndrimin e të gjithë liderëve për tema të caktuara në vend.

“Ambasadorja e ka paraqitë shumë mirë interesin e vendit, ka dyshime të vazhdueshme për mosparaqitje reale të temave në vend dhe për mosparaqitjen e qëndrimit të lidershipit të Kosovës për tema të caktuara në vend.”, ka thënë Haradinaj, përcjell gazetametro.

Ndryshe, vetëm dy ditë më parë kryeministri ka lëshuar edhe një deklaratë tjetër kundër Çitakut, duke thënë se ajo është vetëm ambasadorja e Thaçit në SHBA, e jo e gjithë Kosovës.

“Ambasadorja e Kosovës, Vlora Çitaku nuk e përfaqëson Kosovën. Por e përfaqëson Hashim Thaçin atje. Nuk e përfaqëson Kosovën atje”, kishte thënë Haradinaj.

Deklaratat e kryeministrit kanë ngjallur reagime të shumta në opinionin publik.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi