Haradinaj: BE nuk është e vendosur në qasjen e saj ndaj Kosovës

Grupi për Hulumtimin e Politikave në Ballkan ka organizuar sot konferencën për shtjellimin e tematikës “Dekada e ardhshme e Kosovës: Avancimi i reformave, bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian”.

Pjesëmarrës në këtë konferencë ishte edhe Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, si panelist për avancimin e procesit të shtet-ndërtimit si dhe projektimin për dekadën e ardhshme të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se shteti i Kosovës ka mërrdhënie të mira më Amerikën dhe që Kosova në fund të këtij viti do ta fitojë të drejtën për liberalizimin e vizave si dhe marrëveshja me Serbinë mund të ndodhë.

“Është shumë vështire me fol për dhjetë vitet e ardhshme por ajo që dihet dhe është e para është qëllimi ynë. Nëse e marrim pikën e nisjes dhe hapat deri tani ne jemi euroatlantik dhe kemi mardhënie të mira me Amerikën. Përcaktimi i Kosovës nuk vjen në konflikt mes politikave të jashtme mes BE-së. Në fund të këtij viti Kosova e fiton te drejtën e liberalizimit të vizave dhe në fund të këtij viti do të jemi aplikues në BE si dhe marrëveshja me Serbinë mund të ndodhë”, tha Haradinaj

Gjithashtu ai shtoi që Kosova duhet të ketë kujdes nga armiqët e saj njëra ndër to siç është terrorizmi. Ai gjithashtu përmendi përkushtimin e BE-së ndaj sërbisë dhe që BE nuk është e vendosur në qasjen ndaj Kosovës, raporton Kosova Post

“Status çuo është i vetmi rrezik për Kosovën dhe ngritja e influnecave që janë armike siç është terrorizmi e të tjera që Kosova duhet të këtë kujdes.BE nuk është e vendosur në qasjen e vet ndaj Kosovës për dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, BE është i përkushtuar ndaj Serbisë më shumë dhe hetohet një pjesë e vullnetit të saj”, u shpreh kryeministri Haradinaj. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi