29.5 C
Tirana

Hapja e negociatave/ “BE është nusja, Ballkani i Hapur është burrë”, Rama ka dy fjalë për Bullgarinë: Jeni edhe ju burrë me probleme, por…

Më datë:

Kryeministri Edi Rama ka pasur një mesazh dhe për Bashkimin Europian gjatë fjalës së tij në samitin e “Open Balkan” që po mbahet në Ohër.

Rama tha se Shqipëria nuk do bëhet gati për dasmë, por do shkojë me rrobat e rastit, duke iu referuar mbledhjes së ardhshme t% Këshillit Europian.

Rama tha se Ballkani i Hapur është burrë, Europa e Bashkuar është nusja, dhe iu drejtuar dhe liderëve të Maqedonisë së Veriut.

“Dy fjalë për BE-në për dasmën e radhës, se sa herë afron ky Këshilli Evropian është njësoj si të bëhemi gati për dasmë. Unë e kam thënë dhe më parë, Shqipëria nuk do përgatitet më për dasmë, do vishet me rroba të rastit. Në pritje të krushqve se nuk vjen dhëndri në derë..

Ballkani i Hapur është burrë, Europa e Bashkuar është nusja. Kjo është keq për ne se po të ishim nusja nuk do ngelnim në derë. Ne e kemi shumë të qartë rrugën tonë.

Ne do ta ndërtojmë Europën këtu. Do ndërtojmë sistemet tona të funksionimit, të shtetit, të ekonomisë, të gjitha dhe prandaj kur ata të duan dasmën do jemi gati. Ndaj u themi miqve të Maqedonisë së Veriut të mos ta marrin me stres.

Dhe Bullgaria burrë është, një burrë me problem. Ne shqiptarët jemi në rregull, nëse na duan gati na kanë.

Nëse nuk na duan prapë këtu jemi. I dashur Dimitër, është koha t’i jepni fund këtij stresit, na duan-s’na duan. E rëndësishme t’i bëjmë këtu gjërat.

Kur shkoja në Bruksel më dukej sikur merrja kurajë, sot më duket sikur duhet t’u jap unë kurajë.

Shkojmë t’i japim çik energji atyre sepse Ballkani nuk vdes, aq më keq Ballkani i Hapur.

Serbia nuk do ikë në planet tjetër, Maqedonia jo e jo, as Bosnja jo e jo, ne shqiptarët nuk kemi ku shkojmë se këtu jemi.

BE me të parë me të bërë. Ne jemi këtu, në mes të Europës.

BE na bëjnë ata, po E-në Europian e kemi vetë”, deklaroi Rama.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

GJKKO vendos masat e sigurisë për mjekët dhe personelin e Onkologjikut

GJKKO ka lënë në fuqi të njëjta masa sigurie,...

Reforma zgjedhore, Bardhi: Përpjekje për të hapur në maksimum listat e kandidatëve për deputetë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi,...

SPAK çon në gjyq ish-kryebashkiakun e Lushnjës: Fatos Tushe fshehu pasurinë

SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka çuar në gjyq...

Wisk në pronësi të Boeing pret që taksia e saj ajrore pa pilot të transportojë pasagjerë

Wisk Aero në pronësi të Boeing pret që taksia...