13.5 C
Tirana

Hapja e grupkapitullit për “Tregun e Brendshëm”, Gonzato: Një hap tjetër i rëndësishëm për Shqipërinë

Më datë:

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato ka reaguar pasi Shqipëria hapi grup-kapitullin për Tregun e Brendshëm me Bashkimin Europian.

Gonzato në një postim në “X” thekson se ky është hap tjetër i rëndësishëm për Shqipërinë në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian.

Kryediplomati europian shtoi se se tani duhet të miratohen dhe zbatohen reformat që lidhen me BE.

“Një hap tjetër i rëndësishëm për Shqipërinë në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian: hapja e grupkapitullit për Tregun e Brendshëm! Tani është e rëndësishme të miratohen dhe zbatohen reformat që lidhen me BE-në. Vijimi i përafrimit me legjislacionin e BE-së e afron Shqipërinë me një Evropë më të bashkuar dhe më të sigurt. BE-ja do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në çdo hap të këtij rrugëtimi”, shprehet ambasadori i BE-së Silvio Gonzato.

Këtë të hënë në Luksemburg u hap grup-kapitulli i dytë i negociatave me Bashkimin Evropian “Tregu i Brendshëm” që shënon edhe tryezën e katërt ndërqeveritare mes grupit negociator shqiptar dhe atij të BE-së.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Mbështetje për ish-udhëheqjen politike të Kosovës në Hagë

 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha shprehu sot mbështetjen...

“100 vite larg Evropës në infrastrukturë”, Noka: Bela Mafia ka 10-fishuar vlerën e tenderave

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, akuzoi ministren...

Zbardhen amendamentet e PD, çfarë kërkon opozita për projektvendimin e ngritjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Zbardhen amendamentet e Partisë Demokratike për projektvendimin e ngritjes...