Është hapur ditën e sotme spitali i parë rajonal për koronavirusin në vendin tonë.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, thekson se është hapur Covid-5, që do të jetë Spitali Rajonal i Elbasanit, i cili ka 81 shtretër për të infektuarit me virusin e rrezikshëm.
“Pamë të gjithë pavionet anti-Covid. Janë 3 pavione, që do të shërbejnë për trajtimin e qytetarëve të infektuar.
Janë të gjitha shërbimet për të trajtuar qytetarët e infektuar.
Janë 81 shtretër, që kanë infrastrukturën dhe pajisjet e nevojshme, në funksion të të gjitha standardeve.
Në skenarin tonë janë 5 spitale rajonale, që do të shërbejnë si spitale Covid, dhe që në total kanë 600 shtretër”, tha ministrja Manastirliu.