Hapet Panairi i Librit/ Marrin pjesë mbi 100 shtëpi botuese

Nxënësit dhe studentët ishin vizitorët e parë të Panairit të 26 të Librit, që ashtu si çdo Nëntor tjetër ka hapur dyert në ambientet e Pallatit të Kongreseve.

“Panairi i 26 i Librit ka nisur me një entuziazëm, kjo edhe për shkak të një sondazhi të fundit që tregonte se 82% e shqiptarëve janë lexues. Shtëpitë botuese këto ditë do t’i kenë ditë sprove, pikërisht për këtë shifër, e cila u prit me shumë mosbesim.”

Pak ka ndryshuar nga fytyra e Panairit të viteve të kaluara, ndërsa 26 vitet e realizimit nuk i kanë lënë vend për risi këtij edicioni, që synim kryesor ka kapjen e lexueseve.

Rita Petro: Panairi asnjëherë nuk e tregon tamam se sa lexues shqiptarë kemi ne.

Loreta Berhami: Pritshmëritë janë që sivjet të jetë më mirë se vitin e kaluar. Ka më shumë prurje, më shumë interes.

Megjithëse, sfidat janë të shumta për librin.

Rita Petro: Libri është luksi i mendjes dhe duhet të paraqitet në mënyrën më luksoze të mundshme. Ne na mungon kjo gjë.

Loreta Berhami: Bibiliotekat të ishin më aktive. Të kishte mbështetje për letërsinë e përkthyer.

Por për lexuesin besnik, dhe atë të ri ky është një event i rëndësishëm madje dhe për ata që ndalen edhe veç për kuriozitet.

“Kam ardhur për titujt e ri që kanë dalë këtë viti.”

“Sot kemi ardhur me shkollën, por zakonisht vijmë vetëm.”

Janë mbi 100 shtëpi botuese që i janë bashkuar këtij edicioni edhe nga Kosova dhe trevat e tjera shqipfolëse. Ndërsa këtë vit në programin 5-ditor të panairit vihet re një hapësirë më e madhe kushtuar letërsisë italiane, ku të pranishëm do të jenë autorë e përkthyes të mirënjohur.

Panairi do të mbahet deri më 19 Nëntor, ndërsa uljet e çmimeve variojnë nga 10 deri në 30

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi