Hapet edicioni i 29-të i Panairit Ndërkombëtar

Në Shqipëri është hapur edicioni i 29-të i Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, ku kompani nga vende të ndryshme do të prezantojnë produktet dhe shërbimet e tyre në disa sektorë, si ndërtimi, industria e rëndë dhe e lehtë, tekstilet dhe sektorë të tjerë.

 

Pjesë e panairit që zhvillohet në datat 6-9 dhjetor në ambientet e Pallatit të Kongreseve në Tiranë janë edhe disa kompani nga Türkiye, anëtare të Dhomës së Tregtisë të Istanbulit (İTO).

 

Në ceremoninë e hapjes së panairit ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve të Shqipërisë, të institucioneve turke në Shqipëri, ambasadorë, përfshirë edhe ambasadorin turk në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, përfaqësues të İTO-së dhe të shoqatave të tjera biznesit.

 

Ceremonia filloi me fjalën përshëndetëse të presidentit të zyrës së Klik Ekspo Group and Tirana International Fair, Luan Muhametaj, organizatore e panairit, i cili theksoi se si zakonisht, pavijonet më të rëndësishme janë të Türkiyes dhe Serbisë. “Me Türkiyen kemi marrëdhënie shumë të fuqishme, me Serbinë po ashtu, dhe me gjithë pjesën shqipfolëse absolut po”, tha Muhametaj.

 

Mehmet Develioğlu, nënkryetar i Bordit Ekzekutiv të Dhomës së Tregtisë së Istanbulit (İTO), në fjalën e tij në ceremoninë e hapjes së panairit u shpreh se mes dy vendeve ka lidhje me rrënjë të thella të mbështetura në historinë dhe në vlera të përbashkëta.

 

“Këto lidhje përbëjnë garancinë për themelin e marrëdhënieve të përjetshme të miqësisë midis popullit shqiptar dhe popullit turk dhe të ardhmen e shkëlqyer të këtyre marrëdhënieve. Ngritja në nivelin më të lartë e këtyre marrëdhënieve është detyra jonë, detyra e biznesmenëve”, tha Develioğlu.

 

Develioğlu u shpreh se Dhoma e Tregtisë e Istanbulit vazhdon përpjekjet serioze për fuqizimin e lidhjeve tregtare me vendet e Ballkanit, me të cilat, siç tha ai, kanë lidhje historike.

 

“Vëllimi tregtar midis dy vendeve tona tashmë e ka arritur objektivin e 1 miliard dollarëve të cilin e kishte përcaktuar presidenti ynë Recep Tayyip Erdoğan në fillim të vitit 2022”, u shpreh Develioğlu.

 

Zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë, Enio Civici, tha se ministria që ai përfaqëson është në panair për të gjitha kompanitë që marrin pjesë për të lehtësuar punën e tyre.

 

“Unë këtu vij duke përcjellë vlerësimet, respektin, por edhe falënderimet për organizimin këtij panairi, nga ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj. Gjithashtu dua të ju përcjell edhe angazhimin tonë maksimal për çdo bashkëpunim që ne mund të zhvillojmë”, theksoi Civici.

 

Një fjalë përshëndetëse mbajti edhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi, i cili tha se duke parë fushat prioritare të kompanive në panair, prioritetet e bashkisë janë në ato fusha që janë pjesë e panairit.

 

Në panair do të marrin pjesë dhjetëra kompani vendore dhe ndërkombëtare, në fusha si ndërtimi, industria e rëndë dhe e lehtë, tekstilet dhe sektorë të tjerë. Panairi organizohet nga zyra e Klik Ekspo Group and Tirana International Fair, që ka si fokus të veprimtarisë së saj organizimin e panaireve dhe ekspozitave kombëtare dhe ndërkombëtare.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi