Hapen aplikimet për 60 hetuesit e BKH, Hajnaj: Mundësi e mirë për ata që kanë përvojën e duhur, synojmë profesionistët më të zotë

Pas zgjedhjes së drejtuesit, Byroja Kombëtare e Hetimit ka hapur aplikimet për 60 hetuesit që do i bashkohet FBI-së shqiptare.Në një mesazh zyrtar, drejtuesja e BKH Aida Hajnaj ka bërë thirrje të interesuarve të aplikojnë.
Ajo thotë se në ekipin e rti të BKH synohet të përzgjidhen persona me përvojë dhe profesionistë të zotë.Po ashtu ajo thotë se edhe kandidatët që do të përzgjidhen, do të verifikohen për plotësimin e kritereve të integritetit dhe do t’i nënshtrohet ‘testit të së vërtetës’ Poligrafit. 

 

MESAZH NGA DREJTUESI I BYROSË KOMBËTARE TË HETIMIT

Njoftim Për Hapjen e Aplikimeve për Pozicionin e Hetuesit të BKH-së 08.09.2020

Në zbatim të Ligjit Nr 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar” sot, me këtë njoftim publik, çelim procesin e rekrutimit për  Pozicionet e Hetuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Përmes këtij procesi do të përzgjidhen 60 hetues që do të jenë pjesë e BKH. Kjo është një mundësi e mirë për të gjithë ata që kanë përvojën e duhur dhe përmbushin kriteret ligjore për arsimimin e duhur, integritetin, aftësitë mendore dhe fizike.

Në synojmë të zgjedhim pjesë të ekipit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit  profesionistët më të zotë, që garantojnë profesionalizëm dhe përkushtim në permbushje të këtij misioni të lartë. Ekipi i ri do të punojë ngushtësisht dhe nën drejtimin e Prokurorëve të Posaçëm për të hetuar veprat penale në fushën e korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe do garantoj një strukturë të pavarur nga çdo ndikim i paligjshëm, i brendshëm apo i jashtëm.

Ju bëjmë thirrje të gjithë personave të interesuar që plotësojnë kriteret e përcaktuara në Ligjin nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar” që të aplikojnë për këtë pozicion pune.

Të gjithë kandidatët ftohen të marrin pjesë në një proces përzgjedhjeje të drejtë, transparent, të barabartë që përfshin: aplikimin elektronik, provimin me shkrim të arsyetimit logjik, testin fizik, provimin me shkrim që mat aftësit e shkrimit të raporteve dhe nivelin e shkrimit e leximit, intervistën që mat aftësit e komunikimit verbal, aftësit për ti komunikuar idetë me efiçencë dhe verifikimin e thelluar të pasurisë dhe figurës.

Kandidatët  që do të indentifikohen si më të mirët, duke ndjekur të njëjtin proces përzgjedhje si ai që zhvillohet sot për rekrutimet në FBI-së, do të verifikohen për plotesimin e kritereve të integritetit dhe do ti nënshtrohen testimit të Poligrafit.

Procesi do të asistohet dhe monitorohet nga afër nga Komisioni Ndërkombëtar i Ekspertëve çka garanton transparencë dhe objektivitet maksimal në këtë proces rekrutimi. Kandidatët fitues do t’i nënshtrohen një programi të gjatë trajnimi që do të sigurohet nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara, me trajnerë të specializuar nga Byroja Federale e Hetimit (FBI).

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi