Hakmarrja e Katalonjës, Girona mund Realin

Ndërsa Spanja po kalon kohë të nxehta nën diskutimin e shkëputjes së Katalonjës, nota të nxehta ka marrë edhe sporti. Reali Madridit , rivalja e përjetshme e ‘Katalonjës’ është mundur pasditen e së dielës në Girona me rezultatin 2-1.

Një ndeshje e luajtur me zemër në stadiumin “Montivili”, me vendasit që u gjendën në disavantazh që pas 12 minutash lojë, me një gol nga Isco. Reali u ndje superior pas shënimit të golit dhe dalëngadalë filloi të lëshojë në lojën e tij.

Me fillimin e së dytës vendasit treguan agresivitet, veçanërisht me kundërsumet. Stuani me një aksion individual, arriti të filtronte mirë brenda zonës madrilene në minutën e 54-t dhe gjuajtja e tij pushoi në rrjetën e portierit Casilla.

Vetëm 4 minuta më vonë Reali u befasua sërish, në një aksion të gjatë në zonë dhe Portu e çoi topin në rrjetë për herë të dytë. Madrilenët kontesuan një pozicion të parregullt të sulmuesit vendas.

Përpjekjet e Realit hasën në rezistencën e skuadrës nga Katalunja, që me këtë fitore ngjitet në vendin e 11. Kjo është humbja e dytë e Real Madrid në këtë sezon, që tani është 8 pikë larg nga Barcelona, pas 10 javësh./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi