Hahn konfirmon shtyrjen e liberalizimit të vizave

Komisioneri për Politika Europiane të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn, ka shuar shpresat për këtë vit për liberalizim të vizave për shtetin e Kosovës.

Hahn ka konfirmuar se liberalizimi i vizave për Kosovën nuk mund të ndodhë në këtë vit, siç tha ai  vizat do të bëhen në vitin 2020.

“Puna është kryer nga ana e Kosovës kur është marrë vendimi për demarkacionin me Malin e zi, dhe tani ishte radha jonë që ka filluar me raport pozitiv nga komisioni, por tani është puna në Parlamentin Europian që merr kohë, data 2020 ndoshta do të jetë data e liberalizimit të vizave për Kosovën por mund të jetë edhe më herët”, u shpreh Hahn.

Me tutje, Hahn i bëri thirrje popullit të Kosovës që të jenë të durueshëm, pasi çështja e vizave merr kohë.

“Shpresoj që kjo të bëhet në kohën e duhur pasi të gjithë kan interes që të zgjedhin sa më shpejt që është e mundur. E kuptoj padurimin e qytetarëve dhe politikaneve por me besoni se nganjëherë edhe une jam i pa durueshëm dhe floket e mija të thinjura janë për shkak të përvojave që kam pasur. Kjo merr kohë që të miratohen të gjitha dispozitat ligjore për të fituar nga raport pozitiv. Kërkoj nga ju për disa muaj që të merrni pëlqimin e 27 vendeve anëtare, këto janë lojëtat e BE për integrim dhe ne do ta bëjmë më të mirën dhe se shpejti do ta arrijmë ketë, por nuk mund ta bëjmë për një ditë.Mendoj se kjo është edhe në interes të shtetit dhe qytetarëve të jenë lojtarë të njëjtë në rajon”, tha Hahn duke shtuar se shpreson që disa refeltkime do të ndodhin në të mirë të qytetarëve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi