Hahn: Ka ardhur koha për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE

“Sot ne festojmë 15-vjetorin e zgjerimit të Bashkimit Europian, një projekt ambicioz i bazuar në përpjekjet dhe vizionin e përbashkët: ribashkimin e kontinentit europian dhe mbrojtjen e paqes, prosperitetit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Bashkimit Europian”, kështu shkruajti sot në Twitter eurokomisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn.

”Ky vizion u realizua dhe tani është koha për të hedhur vështrimin përpara dhe për të finalizuar projektin historik të unifikimit të europianëve duke integruar edhe Ballkanin Perëndimor”, shton ai.

”Jam i sigurt se, me përpjekje të përbashkëta, kjo do të jetë një histori suksesi për të dyja palët, Bashkimin Europian dhe Ballkanin Perëndimor: Jemi më të fortë së bashku”, përfundon Hahn.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi