Zëvendëskancelari gjerman, Robert Habeck do të zhvillojë sot një udhëtim në Azinë Lindore.
Destinacioni i tij i parë është Koreja e Jugut, ku ministri i Ekonomisë pritet të takohet me përfaqësues të politikës dhe biznesit.
Politikani i partise se Gjelbër do të shoqërohet nga një delegacion biznesi dhe deputetë të Bundestagut.
Ministria e Çështjeve Ekonomike tha se Koreja e Jugut është vendi i dytë më i rëndësishëm i Gjermanisë në Azi për eksportin e mallrave- kryesisht të makinave dhe pjesëve të makinave – me vlerë rreth 20 miliardë euro (21,5 miliardë dollarë).
Koreja e Jugut, nga ana e saj, është një prodhues i rëndësishëm i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.
Tensionet në kufirin me Korenë e Veriut të udhëhequr nga komunistët po rriten sërish. Habeck ka planifikuar të udhëtojë të premten në Kinë.