Guvernatorja e Tokios fiton mandatin e dytë

Yuriko Koike fitoi zgjedhjet në raundin e dytë për bashkinë e Tokios dhe fitoi mandatin e dytë radhazi si guvernatore e kryeqytetit të Japonisë, (AA).

Politikania japoneze Koike thuhet të ketë fituar për shkak të luftës së suksesshme kundër përhapjes së koronavirusit në Tokio, edhe pse në ditët e kaluara, shqetësimet e japonezëve janë rritur për shkak të numrit në rritje të rasteve të reja.

Në fjalimin e saj të fitores, ajo premtoi të bënte gjithçka në fuqinë e saj për të prezantuar dhe zbatuar masa të përshtatshme për të mbrojtur shëndetin e banorëve të Tokios.

Politikania konservatore dhe anëtare e Partisë Liberal Demokratike në pushtet të kryeministrit Shinzo Abe u bë gruaja e parë që shërbeu si guvernatore e Tokios në vitin 2016.

Gjatë karrierës së saj të pasur politike, 67-vjeçarja Koike ka mbajtur poste të rëndësishme, përfshirë pozicionet e ministres së mbrojtjes dhe ministres së mjedisit.

Ish-gazetarja e talentuar Koike fitoi pseudonimin “zogu shtegtar” në politikë sepse ajo ndryshoi partitë politike dhe koalicionet në të paktën shtatë raste.

Një fenomen i tillë është jashtëzakonisht i rrallë në skenën politike në Japoni, ku politikanët tradicionalisht janë besnikë ndaj opsioneve të tyre politike.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi