Guvernatori i Venetos: Nga Rajonet “Ok” për udhëzimet për hapjen e pistave të skive, një sezon pa ski do të ishte vetëvrasje

“Me presidentët e rajoneve, sot përmes videokonferencës, ne kemi vendosur të miratojmë udhëzimet për pistat e skive”.

Kështu deklaroi sot presidenti i Venetos, Luca Zaia, duke shtuar: “Nëse ata vendosin të rihapen në Romë, ne do të ishim gati”.

“Ne marrim parasysh shëndetin publik por edhe ekonominë malore.

Por koordinimi për pistat e skive duhet të jetë evropian, sepse jemi në të njëjtin pellg epidemiologjik, nuk mund të qëndrojmë të mbyllur ne dhe ndwrkohw shohim ski në pistat në Francë.

Një sezon pa ski me të tjerët duke bërë ski është një vetëvrasje për ekonominë tonë”, nënvizoi guvernatori Zaia.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi