Guterres: Rajonet siriane nën rrethim dy muaj pa ndihma

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB) Antonio Guterres ka deklaruar se asnjë autokolonë me ndihma humanitare nuk ka mundur të hyjë në zonat nën rrethim në Siri në dy muajt e fundit.

Në adresimin para gazetarëve në selinë e OKB-së në New York, Guterres u bëri thirrje palëve ndërluftuese të mundësojnë shpërndarjen e ndihmave humanitare.

“Nuk guxojmë të humbasim asnjë minutë”, tha Guterres, duke shtuar se për fat të keq vazhdojnë të vijnë lajme edhe për përdorimin e armëve kimike në këtë vend të shkatërruar nga lufta.

Ai theksoi se procesi i paqes në lidhje me Sirinë është “në nivel të arsyeshëm”, duke vënë në dukje se gjatë negociatave të fundit në Soçi të Rusisë u mbështet vizioni në emër të të gjithë sirianëve.

Ai potencoi se në Soçi u formua Komisioni Kushtetues i cili duhet të përfaqësojë të gjithë sirianët./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Presidenti Meta dekreton ministren e re të Arsimit Evis Kushi

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar brenda pak minutave ministren e Arsimit, Evis Kushi. Evis Kushi zuri vendin e Besa Shahinit si ministre e...

Vendimi për ish-ministrin Tahiri, Ambasada e Britanisë: Sistemi gjyqësor po maturohet

Pas vendimit që dha dje Gjykata e Krimeve të Rënda për ish-ministrin Saimir Tahiri, duke e dënuar...

Video/ Firmino çon të kuqtë në arrati, as Murinjo nuk e ndal dot Liverpulin!

Javë pas jave përsëritet i njëjti refren: a do ndalet vallë kësaj radhe makineria perfekte e Jurgen...

Së fundi

YouTube sjell rregulla të reja për të gjithë ata që fitojnë para nga kjo platformë

YouTube ka rregulla të reja, të cilat krijuesit e përmbajtjes nuk ka gjasa t’i pëlqejnë. Gjegjësisht, kur një reklamë shfaqet në këtë platformë, ata në...

Irak, arrestohet një terrorist i DEASH-it në Airoportin e Bagdadit

"Shërbimi Kundër Terrorizmit arriti të arrestojë të ashtuquajturin koordinator të përgjithshëm administrativ të bandave terroriste të DEASH-it, të njohur si Abu Nabaa, me anë...

Europianët thithin ajër më të pastër se 10 vite më parë

Cilësia e ajrit është përmirësuar ndjeshëm në Europë gjatë 10 viteve të fundit, por shumë europianë vazhdojnë të vdesin para kohe për shkak të...