Jam thellësisht i shqetësuar nga kjo situatë e tmershme me humbje dramatike të jetëve njerëzore në disa spitale në Gaza, shkroi në X sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.
”Në emër të humanizmit, bëj thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar”, shtoi ai.
Edhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i OKB-së për çështjet humanitare dhe koordinator për ndihmë emergjente, Martin Griffiths tha se është i tmerruar nga bastisja ushtarake në spitalin Al-Shifa në Gaza.
Griffiths në një postim në platformën e mediave sociale X lidhur me ushtarët izraelitë që bastisën spitalin Al-Shifa theksoi se mbrojtja e të porsalindurve, pacientëve, personelit mjekësor dhe të gjithë civilëve duhet të ketë përparësi mbi të gjitha shqetësimet e tjera.
“Jam i tmerruar nga lajmi për bastisje ushtarake në spitalin Al-Shifa. Spitalet nuk janë zona lufte”, tha ai.
Ushtria izraelite bastisi spitalin Al-Shifa, institucioni më i madh shëndetësor në rajon ku ndodhen mijëra pacientë dhe civilë të zhvendosur në Gaza.