Ministri turk i Drejtësisë, Abdulhamit Gul, tha se numri i personave në mesin e të cilëve gjenden edhe të arrestuar edhe të dënuar është 38.470 nga FETO, 10.079 nga PKK dhe 1.354 mijë nga DEASH.
Gül ka theksuar se gjyqësori në koordinim me të gjitha institucionet në Turqi, vazhdon në mënyrë shumë efektive luftën kundër terrorizmit brenda kornizës së Kushtetutës, legjislacionit dhe rregulloreve.
“Vazhdimësia e shtetit mund të jetë e mundur vetëm me drejtësi. Gjyqësori duhet të jetë porti ynë më i mbrojtur. Për një kohë kur keqbërësit që ujisnin gjembat e tyre në gjyqësor dhe paraqitën gjembat e tyre si lule, kanë goditur besimin e popullit tonë tek drejtësia dhe gjyqësori”, është shprehur ministri Gül, në një takim për institucionet e gjyqësorit të mbajtur në Antalya, duke theksuar se uniteti, bashkimi dhe qetësia e popullit është e lidhur drejtpërdrejtë me drejtësinë.
Ai tha se përdorimi i gjyqësorit si mjet i komploteve dhe drejtimi i tij me dorën e FETO-s kanë dëmtuar besimin e popullit ndaj gjyqësorit me polemika të panevojshme të reflektuara në opinionin publik.
Faza e parë dhe më e rëndësishmja ka qenë përcaktimi i zgjatimeve të FETO-s dhe veprimet e nevojshme kundër këtyre, tha Gül, duke shtuar: “Ka qenë një zhvillim shumë kuptimplotë dhe përgëzues që gjyqësori fillimisht ka pastruar nga vetja e tij këto terroristë të infiltruar brenda tyre”.
Duke theksuar se Turqia vazhdon në mënyrë shumë efektive luftën kundër terrorizmit, Gül u shpreh: “Gjykimet në lidhje me FETO-n vazhdojnë me një kujdes të veçantë, ata që janë fajtorë po vuajnë dënimin, ndërsa ata që janë të pafajshëm kanë marrë pafajësinë.”/Rtv Drita/