“Grupi i Gjelbër në PE, mbështetje integrimit europian të Shqipërisë”, Balla pret eurodeputetin Thomas Waitz: Diskutuam edhe për axhendën e gjelbërt

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla priti sot në një takim europarlamentarin, Thomas Waitz, bashkëkryetar i Partisë së Gjelbër Europiane.

Balla i shprehu mirënjohjen për mbështetjen e eurodeputetëve të Grupit të Gjelbër në Parlamentin Europian, një grup me 73 eurodeputetë, lidhur me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Ai tha se “të gjelbrit edhe në nivelin e parlamenteve të shteteve anëtare mbështesin procesin e zgjerimit të BE”.

“Me eurodeputetin Waitz diskutuam edhe për çështje që lidhen me axhendën e gjelbër dhe çështje mjedisore. Mjedisi është një pasuri e shumëllojshme ekosistemesh, që duhet ta mirëmenaxhojmë dhe mbrojmë si pasuri kombëtare në interes të qytetarëve dhe të brezave që vijnë”, tha Balla.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi