Gruda, fshati pa ujë

Zona e Grudës, ndonëse vetëm 5 km larg qytetit të Shkodrës, nuk furnizohet me ujë të pijshëm prej 2 vjetësh.

Banorëve të kësaj zone u duhet të ecin orë të tëra në këmbë për të siguruar ujë. Një zgjidhje për ta janë edhe puset, por papastërtia e tyre i detyron që ta blejnë ujin. Ka edhe nga ata që e kanë të pamundur të mbushin ujë në distanca të largëta, për shkak të problemeve shëndetësore.

E tillë është edhe Shkurte Kodra. Asaj i duhet çdo ditë që të mbushë ujë për nënën e saj të moshuar. Shkurtja është invalide dhe në kushte shumë të vështira ekonomike. Të ardhurat e vetme të saj janë 10 mijë leka të kempit dhe pjesën më të madhe të tyre i shpenzon duke blerë ujë.

Ajo thotë se i ka dërguar letër edhe kryebashkiakes Voltana Ademi, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Të njëjtin shqetësim kanë edhe banorët e tjerë, të cilët thonë se hasin mjaft vështirësi për të siguruar ujin e pijshëm.

Gruda ka një popullsi prej rreth 3 mijë banorësh, të cilët, përveç gjendjes së vështirë ekonomike, prej 2 vitesh u duhet të përballen edhe me mungesën e ujit./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi