Vrau gruan dhe më pas u vetëvar në pemë, zbardhet shkaku i krimit të rëndë në Librazhd

Të tjera detaje janë mësuar nga krimi i rëndë në Librazhd ku burri vrau bashkëshorten e tij me sopatë dhe më pas vari veten në pemë.

Dyshohet se ngjarja ka ardhur për shkak të xhelozisë së autorit.

Ai e akuzonte gruan se e tradhëtonte me drejtorin e shkollës në Dragostunjë.

Mësohet se dyshja kanë pasur edhe konflikte të mëparshme për të njëjtin shkak, por asnjëherë nuk i kishin ndjekur në rrugë ligjore.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Dragostunjë të Librazhdit.

Qemal Bici ka masakruar me sopatë bashkëshortën e tij, Menderien dhe më pas vrau veten duke u vetëvarur në pemë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi