Gripi paralizon Maqedoninë e Veriut, vdesin 4 pacientë

Gripi sezonal vijon të jetë prezent në Maqedoninë e Veriut. Përmes një  raporti javor, Institutit i Shëndetit Publik ka konfirmuar se katër persona kanë ndërruar jetë si pasojë e gripit.

Statistikat e përgjithshme flasin për një numër  në rritje të të prekurve nga gripi, ndërsa në total brenda një jave janë regjistruar 2500 raste në të gjithë territorin e vendit.

Bluzat e bardha janë përballur me fluks të lartë pacientësh. Që nga fillimi i gripit janë shënuar mbi 15 mijë raste, që kanë kërkuar ndihmën mjekësore pranë spitaleve të vendit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi