Gripi i shpendëve, Ministria e Bujqësisë bën bilancin: Në 24 orët e fundit asnjë rast i ri

Ministria e Bujqësisë ka bërë një bilanc të situatës për gripin e shpendëve.

Zëvendësministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeci në një konferencë për mediat pohoi se në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë vatër të re. Po ashtu, në deklaratën e saj ministrja qetësoi popullatën, duke shtuar nuk ka asnjë stabiliment me drejtim prodhim për mish të infektuar.

KONFERENCË PËR MEDIAT
Mirëdita dhe faleminderit për praninë tuaj

Mbi situatën e gripit të shpendëve në vendin tonë, në 24 orët e fundit nuk kemi asnjë rast të ri të konfirmuar nga ISUV, dhe po ashtu asnjë denoncim apo njoftim në numrin e gjelbër.

AKVMB vazhdon monitorimin e situatës me veterinerët zyrtarë të shërbimit me kontrolle në ferma me drejtim prodhimtari vezë, mishi dhe miks, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Nuk ka vatra të tjera të raportuara apo dyshuara nga kontrollet e kryera për monitorim.

Ndërkohë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vazhdon rregullisht kontrollet në të gjithë territorin e vendit. Nuk janë konstatuar shkelje apo problematika.

Në 24 orët e fundit
•Nuk kemi asnjë rast të ri të konfirmruar
•Nuk kemi vatra të reja infeksioni
•Nuk kemi asnjë stabiliment me drejtim prodhim për mish të infektuar
•Vazhdojmë fushatën sensibilizuese për informimin e fermerëve mbi evidentimin dhe raportimin e rasteve të dyshuara.
•Vazhdojmë monitorimin e të gjithë territorit

Garantojmë konsumatorin se ushqimet në tregun tonë, në qendrat e licensuara janë të sigurta.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi