13.5 C
Tirana

Greqi/ Prangoset Ardian Ahmetaj, anëtar i bandës së Laert Haxhiut

Më datë:

Është arrestuar në Greqi i shumëkërkuari i drejtësisë, Ardian Ahmetaj, anëtar i grupit të Laert Haxhiut.

Prangosja e tij është bërë pas informacioneve që siguruan forcat e policisë shqiptare për vendodhjen e 51-vjeçarit.

Ahmetaj u prangos këtë të shtunë në Pire dhe mënjëherë kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij.

Gjykata e Fierit në vitin 2023 vendosi ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”. Ai akuzohet për vrasje me dashje kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje.

Policia e shtetit në deklaratën për shtyp thotë se Ahmetaj dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen e Besnik Hidës, krim i ndodhur në Lushnje në 2019-ën.

Hetuesit mundën të mblidhnin provat dhe të akuzonin tre anëtarët e bandës: Ardian Ahmetaj, Laert Haxhiu dhe Orgest Bilbilin.

Besnik Hida, i cili merrej me tregtinë e makinave, u qëllua me disa plumba teksa ishte duke pirë kafe në lagjen Skënder Libohova.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tabaku: “Paqja fiskale”, kanal zyrtar për pastrimin e parave

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku theksoi sot se...

Nisin punimet në stadiumin “Zahir Pajaziti”

Në Podujevë ka nisur faza e re e investimeve...

Gara për kreun e SPAK, Xholi: Synoj rritjen e cilësisë së hetimeve, do t’i jap zgjidhje statusit të prokurorit

Në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP) u zhvillua...

Vrasja e Fatbardh Licit/ Shtyhet seanca në GJKKO ndaj Behar e Safet Bajrit dhe Astmer Bilalit

Është shtyrë në GJKKO seanca gjyqësorë në ngarkim të...