Greqi, në pranga vullnetarët e emergjencave: “Ndihmuan emigrantët”

Dy vullnetarë te Qendrës Ndërkombëtare të Reagimit ndaj Emergjencave janë arrestuar në Greqi në vazhdën e një hetimi që implikon 30 anëtarë të OJQ-ve të ndryshme.

Shtetasi gjerman Sean Binder dhe siriania Sarah Mardini ishin prangosur një herë në muajin shkurt, u lanë të lirë dhe tani, janë vënë në pranga sërish.

Shërbimi kombëtar i policisë greke këmbëngul se vullnetarët i kanë dhënë “ndihmë direkte qarqeve të organizuara të trafikut të paligjshëm”.

Ata përballen me akuzat e spiunazhit, pastrimit të parave, krijimit dhe bashkëpunimit me një organizatë kriminale, duke shkelur Kodin e emigracionit. Forcat e rendit sqarojnë se organizata ishte përfshirë në mënyrë aktive në lehtësimin e hyrjes së emigrantëve të paligjshëm në Greqi me qëllime përfitimi.

Si Binder, ashtu edhe Mardini, refuzojnë t’i pranojnë akuzat. Një i njohur i tyre tha për Euronews se të ndaluarit kanë besim tek procedurat ligjore dhe shpresojnë se “drejtësia do të mbizotërojë”.

Ai shtoi se vullnetaret e akuzuar janë thjesht “dy të rinj që mendonin se ishte detyra e tyre t’i shkonin në ndihmë njerëzve në nevojë”. Mardini 23 vjeçe është shtetase siriane me status refugjati ne gjermani. Në 2015-tën ajo u cilësua një heroinë sepse shpëtoi nga mbytja një varkë me 18 persona./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi