Greqi: Makina del nga rruga dhe përmbyset në oborrin e një shtëpie, humb jetën çifti

Një aksident i rëndë është shënuar në Kos të Greqisë, ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona.

foto galeri

Mediat bëjnë me dije se për shkak të shpejtësisë së lartë, makina ku po udhëtonin 3 persona ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një mur duke përfunduar në oborrin e një shtëpie.

foto galeri

25-vjeçarja e ulur në sediljen e pasme ka gjetur vdekjen dhe kanë mbetur të plagosur rëndë pasagjeri 40-vjeçar dhe drejtuesi i mjetit.

foto galeri

40-vjeçari ka ndërruar jetë pak pasi është dërguar në spital, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në gjendje të rëndë.

foto galeri

foto galeri

Dy të vdekurit, emigrantë me origjinë ruse, ishin çift dhe jetonin në Kos.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi