Greqi, humb jetën në një aksident tragjik 51-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Greqi ku ka humbur jetën një shqiptar.

Sipas mediave greke mësohet se 51-vjeçari shqiptar ka ndërruar jetë pasi makina me të cilën ai udhëtonte u aksidentua në Achaia.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, tragjedia ka ndodhur në një moment kur rruga ishte e rrëshqitshme për shkak të shiut.

Dyshohet se shqiptari i ka dhënë gaz makinës pavarësisht kushteve të këqija të motit.

Për nxjerrjen e trupit të pajetë të shqiptarit u desh ndërhyrja e zarrfikësve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi