Greqi: Grevë 24 orëshe kundër krizës ekonomike

Greqia është përfshirë nga një grevë 24 orëshe. Qytetarët janë hedhur në protestë për shkak të krizës ekonomike.

Në protestë u përfshinë, sindikatat e sektorit privat GSEE dhe të atij shtetëror ADEDY, Qendrat e Punëtorëve të Athinës, Selanikut dhe qyteteve të tjera si dhe sindikata që mbështet Partinë Komuniste greke PAME.

foto galeri

Po ashtu në grevë merr pjesë dhe Federata Panhelene Detare, ndërsa anijet e të gjitha kategorive do të jenë të ankoruara në gjithë portet e vendit.

foto galeri

Po ashtu në grevën 24-orëshe marrin pjesë nëpunësit e administratës shtetërore, të prefekturave dhe bashkive, të shërbimeve publike, ata të tatim-taksave, mësuesit, mjekët në spitalet publike që do të funksionojnë me personel sigurie.

foto galeri

Tubime masive po zhvillohen në të gjitha qytetet kryesore të vendit, ndërkohë në në Athinë dhe në Selanik ka pasur përplasje.

Më herët, jashtë Kuvendit, persona të panjohur dhe të maskuar hodhën bomba molotovi drejt policisë.

foto galeri

E njëjta skenë ka ndodhur edhe në qendër të Selanikut, kur personat pjesëmarrës në marshim kanë sulmuar forcat e policisë.

Ndërkohë, policia për t’i zmbrapsur, është kundërpërgjigjur duke përdorur dhe gaz lotsjellës.

Deri tani ka disa persona të shoqëruar në polici.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi