Grabitje banke me transaksione, kapet 41-vjeçari në kërkim

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Transaksioni”, duke arrestuar një ish-punonjës banke që kishte grabitur nga klientët një shumë prej 28 milionë lekësh të reja bashkë me një koleg.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Renda në DVP Shkodër me mbështetjen e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, pas informacioneve të marra në rrugë operative kanë vënë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim Olsi Boriçi, 41 vjeç, banues në Shkodër, i cili u kap në banesë në lagjen “Skënderbeg”.

Kapja dhe ndalimi tij u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër në vitin 2017, e ka dënuar me vendim të formës së prerë me 10 vite burg, për veprën penale “Vjedhje e bankave dhe arkave të kursimit” parashikuar nga neni 136/2 të Kodit Penal.

Ky shtetas në bashkëpunim me një shtetas tjetër duke qenë punonjës të një banke të nivelit të dytë kanë kryer disa transaksione në shuma të konsiderueshme parash pa miratimin e klientëve të kësaj banke dhe duke falsifikuar nënshkrimet e tyre kanë përfituar në mënyrë të paligjshme 28.000.000 lekë (të reja), këto veprime janë kryer në data të ndryshme të muajit shtator të vitit 2009. Personi do i dorëzohet shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

“Serbia duhet të çlirohet nga Kosova”! Detaje të reja nga përplasja mes Albin Kurtit dhe Vuçiç në Mynih të Gjermanisë

Mediat serbe raportojnë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, janë përplasur gjatë mbajtjes së panelit të...

30 mjekët dhe infermierët shqiptarë gjobiten me nga 500 euro për festën me birra dhe muzikë

Pak orë përpara mbylljes së misionit në Itali, grupi i parë i mjekëve dhe infermierëve kanë kryer një veprim, për të cilin janë vënë...

Krimi horror në Kroaci, xhelozia shuan familjen, si u shpartallua banesa

Mediet kroate kanë zbardhur detaje të reja nga krimi i ndodhur mbrëmjen e kaluar me shtatë viktima. Duke e cilësuar këtë si krimin më të...

Së fundi

Lajmet dt:29/10/2020

https://youtu.be/uQFI3pi_XL4 DRITA TV LAJME LAJMET 29 10 2020 #Drita tv #lajme #edicion# informativ #YouTube Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta në lidhje me...

Samsung poston të ardhurat më të larta që ka pasur ndonjëherë nga shitjet e telefonave

Samsung Electronics ka njoftuar fitimet tremujore për periudhën korrik-shtator 2020. Kompania raportoi fitimin e saj operativ të tremujorit të tretë u rrit me 59% nga...

Turqia dënon ashpër sulmin brenda kishës në qytetin Nice të Francës

Turqia ka dënuar ashpër sulmin e kryer sot brenda një kishe në qytetin Nice të Francës. Në një deklaratë të publikuar lidhur me sulmin e...