Sipas Gjykatës Klement Çala do të dënohet me 20 vit burg, ndërsa vëllai i tij Eldi Çala me 17 vite burg.
Pjesëtarët e tjerë të grupit që mori pjesë në mega-grabitjen e aeroportit të Rinasit, Oltian Veseli, Renaldo Sula, Saimir Çela, Elton Pikli dhe i penduari i drejtësisë Alkond Begasi do të dënohen me nga17 vite burgim, dënime të cilat do t’i vuajnë në një burg të sigurisë së lartë.