Një frimë uji është grabitur mbrëmjen e djeshme në Lushnje. Sipas burimeve zyrtare persona ende të paidentifikuar kanë kërcënuar rojen e kësaj firme dhe më pas i kanë marrë një shumë parash.
Ata kanë kërcënuar rojen në mënyrë që të mund të futeshin brenda zyrave të kompanisë për të kryer grabitjen. Më pas ata janë larguar, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve
Njoftimi:
Më datë 30.03.2021, rreth orës 22:00 në fshatin Zhamë Sektor, Njësia Administrative Dushk, dy persona ende të paidentifikuar duke kërcënuar rojen, kanë marrë një sasi parash të një firme uji. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.