Grabitet banesa e deputetit shqiptar, autorët marrin euro, armë e bizhuteri

Shtëpia e një deputeti të Kuvendit të Kosovës është grabitur pasditen e djeshme në Gracanicë. Sipas mediave në Kosovë, banesa që është grabitur ka është e deputetit PDK-së, Mërgim Lushtakut.

I kontaktuar për këtë rast, Lushtaku nuk e ka mohuar vjedhjen që u krye në shtëpinë e tij, por nuk ka dhënë shumë detaje.

Sipas Policisë, persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e deputetit dhe kanë vjedhur 5 mijë euro, stoli ari, një armë me dy karikatorë dhe rreth 30 fishekë (me leje). Hetimet për këtë ngjarje kanë filluar dhe rasti është iniciuar si “vjedhje e rëndë”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi