-0.5 C
Tirana

Google: Kemi mbrojtur 14 mijë përdorues nga përpjekjet e Kremlinit për phishing me anë të e-mailave

Më datë:

Google njofton se 14 mijë njerëz kishin qenë të shënjestruar muajin e fundit nga e-mailat phishing [praktika mashtruese e dërgimit të e-mailave që pretendohet të jenë nga kompani, në mënyrë që të nxisin individët t’i japin informacionet personale] të dërguara nga një grup hakerësh të lidhur me Qeverinë ruse, megjithëse kompania thotë se zbuloi dhe mbrojti automatikisht përdoruesit e saj kundër këtyre mesazheve.

“Motherboard” raporton se Google ia atribuoi sulmet kibernetike një akteri të avancuar të kërcënimit të vazhdueshëm (APT), i quajtur APT28. Grupi, i cili njihet edhe si Fancy Bear, besohet se është përgjegjës për sulmet ndaj gjithçkaje, nga Komiteti Kombëtar i Demokratëve te njerëzit të cilët qëndronin në hotele në të gjithë Evropën dhe Lindjen e Mesme.

Kompania kishte paralajmëruar njerëzit të cilët kishin qenë shënjestër e sulmeve të sponsorizuara nga shteti që nga viti 2012.

Këtë javë, shefi i Grupit të Analizës së Kërcënimeve të Google (TAG), Shane Huntley ofroi komente shtesë për këto grupe.

“Ajo që ne shohim pa pushim është se shumica e shënjestrimeve fillestare të kërcënimeve të mbështetura nga qeveria, është e bllokuar me baza të mira të sigurisë”, thotë Huntley në Twitter.

Shumë nga këto mekanizma mbrojtëse nuk janë të ndërlikuara në mënyrë të ndaluar dhe mund të mbrohen nga shumë lloje kërcënimesh.

Caqet e sulmeve të sponsorizuara nga shteti mund të përdorin gjithashtu diçka si Google’s Advanced Protection Program, siç edhe këshillon drejtoresha e Sigurisë Kibernetike të Fondacionit Elektronik Frontier, Eva Galperin, për të përmirësuar sigurinë e tyre.

Gjigantët e teknologjisë kanë punuar për të përmirësuar sigurinë e përdoruesve, duan apo nuk duan, edhe në muajt e fundit gjithashtu.

Po ashtu, Google planifikon të regjistroj automatikisht më shumë se 150 milionë llogari në vërtetim me dy faktorë (Two-Factor Authentication) deri në fund të vitit, për shembull dhe Microsoft kohët e fundit këshilloi përdoruesit e sajë që të zëvendësojnë fjalëkalimet e tyre me një metodë verifikimi më të sigurt.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shtëllunga deri në qiell, zjarr i madh te tregu i rrobave të përdorura tek 5 Maji

Sot në 8 janar, flakë të përmasave të mëdha...

PD kërkesë qeverisë: Të shpallet gjendja e jashtëzakonshme në 7 qarqe

Partia Demokratike kërkoi sot që qeveria të shpallë gjendjen...

Stamboll, përmbysen disa varka përgjatë bregdetit për shkak të stuhisë të fortë

Në rajonin Tuzla të Stambollit, disa varka të ankoruara...

Balluku në Novoselë: Duhen marrë masa para se situata të agravojë

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ndodhet në Novoselë, në një nga...