13.5 C
Tirana

Gonzato: Kërkojmë reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse, në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR

Më datë:

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato deklaroi sot se, Shqipëria ka nevojë për një reformë zgjedhore tërësisht të përputhshme me rekomandimet e OSBE-ODIHR, në mënyrë që të krijohet një garë politike e drejtë dhe e barabartë.

Në fjalën e tij në konferencën: “Ndërtimi i besimit në votime: Financimi politik dhe Reforma Zgjedhore në Shqipëri”, të organizuar nga International IDEA dhe Qendra për Sundimin e Ligjit e Universitetit të Helsinkit, në bashkëpunim me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Gonzato u shpreh se, “duhet një reformë zgjedhore që krijon mjedis me vërtetësi konkurruese dhe barazi për të gjitha palët. Ne kërkojmë një reformë gjithëpërfshirëse, në vijë me rekomandimet e OSBE-ODIHR”.

Gonzato gjithashtu u shpreh se, transparenca në financimin e partive politike nuk është vetëm një detyrim ligjor, por një garanci për mbrojtjen e demokracisë dhe për evitimin e ndërhyrjeve të jashtme.

“Transparenca në financimin e partive jep më shumë siguri për forcimin e demokracisë. Kjo mbyll hapësirat për korrupsion dhe mbron integritetin e procesit politik”, deklaroi ambasadori.

Ai nënvizoi se, Bashkimi Europian ka mbështetur në mënyrë të vazhdueshme Shqipërinë në këtë proces dhe vuri në dukje se vendi ndodhet në një moment vendimtar, teksa pritet të avancojë drejt mbylljes së kapitujve të negociatave.

Gonzato shtoi se, transparenca financiare është e domosdoshme për të mbrojtur partitë politike dhe institucionet nga çdo ndikim i huaj i mundshëm, duke e cilësuar atë si një element të sigurisë kombëtare dhe të integritetit demokratik.

“Financimi transparent i partive është çështje e integritetit demokratik dhe besimit publik. Kjo është e rëndësishme edhe për të mbrojtur partitë nga ndërhyrjet e huaja”, u shpreh ai.

Në fjalën e tij, ambasadori Gonzato kujtoi gjithashtu se sulmet dhe fushatat dezinformuese ndaj vëzhguesve të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) janë të papranueshme, duke theksuar se integriteti i institucioneve ndërkombëtare duhet mbrojtur.

Konferenca organizohet nga International IDEA dhe Qendra për Sundimin e Ligjit e Universitetit të Helsinkit, në bashkëpunim me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe fokusohet në sfidat dhe zhvillimet më të fundit që lidhen me financimin politik dhe proceset zgjedhore në Shqipëri.

Gjithashtu në konferencë u prezantuan gjetjet paraprake të një studimi të International IDEA mbi aksesin në financimin politik për të rinjtë dhe personat me aftësi të kufizuara.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Pas më shumë se një jave në protestë, rikthehet transporti publik në Kosovë

Autobusët e transportit publik e rifilluan punën të mërkurën...

Demo: Autonomia e pushtetit vendor merr kuptim me kapacitetet për të gjeneruar të ardhura

Ministri për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, e cilësoi si...

Shqipëria merr Presidencën e radhës të CEFTA-s në vitin 2026

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë...

Berisha: Të hetohet ndërtimi i kampusit të Kolegjit të Evropës në Tiranë

https://www.youtube.com/live/E9zcmG__l5A?si=2gHsrusS2aZrRztd&t=205 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkoi sot gjatë...