17.5 C
Tirana

Gogu: Opozita nuk ka debatuar në Kuvend mbi çështjet për të cilat kërkon mocion

Më datë:

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu kujtoi sot se opozita nuk e ka përdorur në asnjë rast kohën në dispozicion në Kuvend për të folur lidhur me çështjet për të cilat ka kërkuar mocion me debat.

Në një prononcim për mediet, Gogu iu përgjigj interesimit të gazetarëve lidhur me refuzimin nga mazhoranca të shumicës së kërkesave të opozitës për mocion me debat.

“Nuk jam unë që çmoj nëse rrëzohet një kërkesë apo jo. Por gatishmëria jonë për të debatuar për ekonominë, mirëqenien, sigurinë, shëndetin, arsimin e shqiptarëve është maksimale. Nëse i ktheheni minutazhit të diskutimit në parlament, ato minuta që opozita i ka sa dyfishi i shumicës, nuk i ka përdorur për asnjë çështje për të cilat ka kërkuar mocion me debat. Qeveria ka qenë aty për t’iu përgjigjur. Ne jemi të gatshëm për të shkuar gjithmonë kur kuvendi na thërret”, tha Gogu.

Sipas tij, “qeveria është jashtëzakonisht e interesuar që qytetarët shqiptarë të vazhdojnë të marrin shërbimet që u takojnë çdo ditë dhe është gjithmonë e disponueshme për të debatuar mbi projekte dhe asnjëherë mbi zhurma dhe biseda të parëndësishme për qytetarët”.

I pyetur mbi efektet që po shkakton rritja e pagës minimale te biznesi fason, Gogu theksoi se qeveria i ka ardhur disa herë në ndihmë këtij sektori.

“Një biznes bën analizën e riskut dhe kur ai është ndërtuar mbi koston e punës, patjetër që do ta shikosh atë si analizë të riskut të biznesit. Por qeveria nuk ka ngurruar asnjëherë që të vijë në ndihmë të sektorit fason si me paketa të veçanta, si për sigurimet shoqërore, edhe për Fondin Sovran”, tha Gogu.

Gogu theksoi se “ne jemi këtu për të çuar përpara mandatin që na dhanë shqiptarët, ku teza kryesore ishte integrimi i vendit në BE, dhe do të bëjmë çdo gjë të mundur brenda kornizës kushtetuese për ta çuar përpara”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Tërhiqemi nga procesi i zgjedhjes së Avokatit të Popullit

https://www.youtube.com/live/8WKf4r1xaGM?si=4CzW4BDbpMKCcaUc&t=904 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se...

Familjarët e 15-vjeçarit të vrarë në Durrës ngrihen në protestë dhe kërkojnë drejtësi

Protesta e thirrur këtë të martë, më 9 dhjetor,...

Ngrihet aktakuzë ndaj tre personave për sulmim në kanalin e “Ibër Lepencit”

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës pas një hetimi...