Goditet banda e shqiptarëve në Itali, 25 urdhër arreste

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, policia e Bolzanos në bashkëpunim me atë të Brescias, Veronës, Pratos dhe Imperias ekzekutua 25 urdhër arreste të lëshuara nga Gjykata e Trentos me kërkesë rë DDA të Trentos.

Operacioni i koduar “Delivery 2020” buron nga përfundimi i hetimit të mëparshëm “Komba 2019” dhe nga strukturat e reja kriminale që kanë të bëjnë me kontrollin e sheshit të trafikut të drogës në Bolzano.

Veçanërisht, klani tunizian kishte lejuar hyrjen në skenë të një grupi shqiptarësh, të vendosur në zonën e Via Romëve, të cilët në një kohë të shkurtër kishin marrë monopolin e tregtimit të kokainës.

Hetimi i cili zgjati mbi një vit, bëri të mundur goditjen, përveç të bërthamës qendrore, edhe të dy grupeve të tjera kriminale në Bolzano, njëri i përbërë nga marokenë dhe tjetri nga tunizianë.

Të gjithë ishin të përfshirë në tregtinë e drogës, shkruan Ansa.

Për disa prej tyre u dokumentuan qindra transferta droge (veçanërisht kokainë në formën e kekut, e përgatitur në ambientet e ndryshme të përdorura nga organizata shqiptare.

Gjithsej janë arrestuar 25 persona. në total u sekuestrua  1.6 kilogramë kokainë, një pistoletë gjysmë automatike dhe 50 mijë euro nga trafiku i drogës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi