Gliko me Luleshtrydhe – Delikatesë e Ëmbël Shqiptare

Më datë:

Në doni të ëmbëlsoni veten apo më të dashurit tuaj apo në doni një gosti të veçantë për miqtë tuaj përgatisni gliko me luleshtrydhe.

Është pikërisht sezoni i tyre dhe tregjet janë plot me luleshtrydhe vendi.

Të freskëta me shije delikate ato shndërrohen në një mrekulli të ëmbël teksa përgatiten në traditën më fantastike të amvisave shqiptare, atë të glikosë.

Jo vetëm që mund të ëmbëlsoni veten dhe këdo në familje me këtë ëmbëlsirë të mrekullueshme por sigurisht mund ta përdorni edhe si një dhuratë të këndshme për miqtë apo të afërmit tuaj.

Përgatitja e Glikosë me Luleshtrydhe

Përbërësit

  • 1 kg luleshtrydhe
  • 1 kg sheqer
  • Lëngu i shtrydhur i një kokrre limoni

Përgatitja

Si fillim pastrojmë luleshtrydhet nga bishtat dhe i shpëlajmë me ujë të rrjedhshëm.

I veçojmë nga luleshtrydhet e shtypura apo të dëmtuara  dhe i hedhim në ujë të ftohtë.

Më pas, i vendosim në një kullesë në mënyrë që t’u largohet uji.

Shtrojmë një shtresë me luleshtrydhe në tenxhere, një shtresë me sheqer, e kështu me radhë derisa masat e sheqerit dhe luleshtrydheve të mbarojnë.

I lëmë të pushojnë përreth 6 orë në mënyrë që luleshtrydhet të lëshojnë lëngun e tyre.

Më pas, vendoseni tenxheren në zjarr të ngadaltë. Gjatë përgatitjes së glikosë së luleshtrydheve nuk duhet të hidhni ujë pasi luleshtrydhet kanë lëngun e tyre.

Gjatë zierjes duhet të bëni kujdes që të largoni shkumën që do të krijohet në sipërfaqen e tenxheres.

Do ta zieni deri në 30 minuta apo edhe pak më shumë derisa lëngu i glikosë të trashet.

Pak para se ta heqim tenxheren nga zjarri shtojmë lëngun e limonit, e trazojmë me kujdes për pak sekonda dhe e largojmë nga zjarri.

E lëmë të ftohet dhe e vendosim në kavanoza të sterilizuar dhe i vendosim në frigorifer.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kryeministri Rama kritikon Iran: Regjim që shtyp popullin e vet

Kryeministri Edi Rama reagoi sot sërish pas deklaratës së...

GREQI – Qindra emigrantë shpëtohen në ujërat pranë Kretës

 Roja bregdetare greke ka shpëtuar pothuajse 550 emigrantë, përfshirë...

Shtyhet seanca e gjyqit për Veliajn, mungonin katër avokatë

Në Gjykatën e Posaçme u zhvillua këtë të mërkurë...

Kosova kualifikohet në “play-off” të Botërorit 2027

Kombëtarja e Kosovës e femrave ka shënuar një arritje...