Gjykata Speciale vendos që Hashim Thaçi të mbetet në paraburgim

Gjykata Speciale ka vendosur që ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim.

Ish presidentit Thaçi tashmë edhe zyrtarisht iu është refuzuar kërkesa që të mbrohet në liri.

Edhe pse dy shtete kanë ofruar garanci për mbrojtjen e Thaçit në liri, gjykatësi i procedurës paraprake nuk e ka aprovuar kërkesën e mbrojtjes së ish kreut të UCK-së.

I njëjti ka urdhëruar mbrojtjen e ish presidentit të vendit që parashtresat në lidhje me rishikimin tjetër të paraburgimit t’i dërgojë deri më 31 gusht.

Paraprakisht, avokati i ish-presidentit Thaçi, Gregory Keohe, ka dërguar në Gjykatë parashtresat e tij për lirimin e tij nga paraburgimi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi