12.5 C
Tirana

Gjykata shfuqizon dënimin, deputetët e përjashtuar të PD mund të kthehen në Kuvend

Më datë:

Gjykata Administrative ka marrë sot vendimin në lidhje me ankimimin e deputetëve të Partisë Demokratike mbi dënimin nga Këshilli i Etikës për periudha të ndryshme kohore, që variojnë nga 40 deri në 60 ditë.

 Administrativja shfuqizoi masat disiplinore, ndërsa vendimi u dha me ekzekutim të përkohshëm, pra aplikohet menjëherë.

Mësohet se për deputetët Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe Bledion Nallbati, është vendosur shfuqizim i pjesshëm duke lënë në fuqi përjashtimin me vetëm 10 ditë, pra nga data 3 deri me 13 tetor; ndërsa për deputetët e tjerë është lënë në fuqi përjashtimi me 5 ditë nga data 3 deri më datë 8 tetor.

Ndërkohë ka ardhur edhe reagimi nga Grupi Parlamentar i PD.

“Gjykata Administrative ka shfuqizuar vendimin e Elisa Spiropalit, e cila në shkelje të Kushtetutës dhe rregullores se kuvendit përjashtoi opozitën nga Kuvendi. Vendimi u dha me ekzekutim te përkohshëm, pra aplikohet menjëherë”, thuhet në vendim.

Capture

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Italia paralizohet nga greva e përgjithshme kundër buxhetit

Ndalet puna nga fabrikat në shkolla, nga kujdesi shëndetësor...

BULLGARI – Parlamenti voton pro dorëheqjes së qeverisë së Zhelyazkovit

 Parlamenti i Bullgarisë votoi sot me 227 vota pro...

Rexhepi takon ambasadorin e OSBE, në fokus sfidat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Enkel Rexhepi, është...

Diskutime për projektin teknik të linjës hekurudhore Rrogozhinë-Pogradec

 Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja zhvilloi një...