Gjykata pranon kërkesën e Izet Haxhisë për rigjykim

I akuzuari kryesor për vrasjen e Azem Hajdarit, e njëkohësisht i dënuar në mungesë me 25 vite burg, tashmë me t’u rikthyer nga Turqia duket se ka arritur fitoren e parë.

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e tij për të drejtën e ankimimit të dënimit, dhënë për Izet Haxhinë në mungesë.

Pranimi i kërkesës nga gjykata i hap rrugë ankimimit të dënimit të tij dhe rigjykimit të çështjes aq shumë të përfolur të vrasjes së ish-deputetit të Partisë Demokratike, në vitin 1998./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi