Gjykata merr vendimin për të atin e Albert Krasniqit

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur fajtor Skënder Krasniqin, për vrasjen e të birit Albert Krasniqi. Ai është dënuar me 3 vite e 5 muaj burg për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”.

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm Penal ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit S.K për veprën penale Vrasja nga pakujdesia nga neni 175 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I akuzuari S.K është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej tre (3) vite e pesë (5) muaj, i cili dënim do të ekzekutohet në afat prej 15 ditësh nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi.

Koha e kaluar nën masën e paraburgimit për të pandehurin do të llogaritet në dënimin e shqiptuar me burgim prej datës 27.01.2021”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se më 27 janar të këtij viti, biznesmeni Skënder Krasniqi vrau me armë zjarri djalin e tij Albert Krasniqi. Alberti ka qenë një personazh i njohur për publikun shqiptar pasi njihej si menaxher i shumë VIP-ave.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi