Gjykata lë në burg Lilin e Rrushkës organizatorin e sulmit me armë

Ndërsa në Gjykatën e Pogradecit u dha masa arrest me burg për Ilir Berberin i njohur si Lili i Rrushkës, një prej organizatorëve të ngjarjes së rëndë që ndodhi në Tushemisht ku u qëllua në drejtim të një hoteli plot me pushues, numri i të arrestuarve që kanë lidhje me këtë ngjarje shkoi në 7.

Meard Berberi i cili ishte shpallur në kërkim u arrestua si një tjetër organizator i ngjarjes që kishte si qëllim vrasjen e djalit të pronarit të hotelit dhe Ervin Kalaja i cili e kishte strehuar dhe ndihmuar Berberin që të fshihej ndërsa Anterio Kaloshi, i shumëkërkuar për vrasje të dyfishte dhe i njohur si shoku i Orges Bilbilit sipas policisë ra në pranga pasi është ekzekutor në këtë ngjarje.

Në zonën e Linzës në Tiranë, në një garazh që shërbente si bazë për strehimin e këtyre personave policia gjeti një arsenal armësh e municionesh, dokumenta të falsifikuara dhe vlera monetare.

Brian Syzo një tjetër person me precedentë kriminalë që dyshohet se ka lidhje me këtë ngjarje vazhdon të jetë në kërkim nga policia.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi