11.5 C
Tirana

Gjykata lë në burg 29-vjeçaren Melisa Hoxhallari

Më datë:

Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Melisa Hoxhallarin, 29-vjeçaren e përfshirë në ngjarjen e rëndë të ndodhur më 5 janar pranë zonës së njohur si “Zogu i Zi” në Fier.

Vendimi u mor nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtari Alfred Konomi, prokurorja Elona Gixhari dhe avokatja Anisa Varfi.

Hoxhallari u shpall në kërkim pas incidentit, ku i dashuri i saj, Klement Beqaj, plagosi me armë zjarri bashkëshortin e saj, me të cilin ajo kishte edhe një fëmijë

Pas disa javësh në arrati, 29-vjeçarja u arrestua dhe tashmë është transferuar në burgun e Pogradecit.

Gjykata ka lënë në fuqi vendimin e mëparshëm për masën e sigurisë, ndërsa hetimet për ngjarjen vazhdojnë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Spiropali takon drejtuesit e lartë të Departamentit Amerikan të Tregtisë, në fokus bashkëpunimi ekonomik

Gjatë qëndrimit të saj në Uashington të SHBA-ve, Ministrja...

Begaj takim me arbëreshët në Milano: Ura e miqësisë mes Shqipërisë dhe Italisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi sot në Milano...

Rama të hënën në Bruksel, takohet me Costa-n

Kryeministri Edi Rama do të takohet ditën e hënë...

E rëndë në Vlorë, 4-vjeçari paraqitet pa shenja jete në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme...