Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën, Veliaj qëndron në burg

Më datë:

Nuk ka ndryshim të masës së sigurisë për kreun e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, Kështu ka vedosur vetëm pak më parë Gjykata e Lartë, e cila la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj kryebashkiakut.

“Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i mbledhur në datë 15 shtator 2026, në Dhomë Këshillimi, mori në shqyrtim dosjen penale me palë: Kërkues: Erion Veliaj, Palë e Interesuar: Prokuroria e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe objekt: Shfuqizimin e vendimeve nr. 7, dt. 09.02.2025, te Gjykates se Posacme te Shkalles se Pare per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vleftesuar permes vendimit nr. 14, dt. 12.02.2025, te Gjykates se Posacme te Shkalles se Pare per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 13, dt. 13.03.2025, te Gjykates se Posacme te Apelit per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 00-2025-1153 (176), dt. 08.07.2025, te Kolegjit Penal te Gjykates se Larte.

Shpenzimet gjyqesore ne ngarkim te subjektit te interesuar.

Pasi shqyrtoi çështjen, Kolegji, bazuar në nenin 441, pika 1, shkronja “e” të Kodit të Procedurës Penale, vendosi: Lënien në fuqi të Vendimit nr.13 (87-2025-85), datë 13.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendim.

Velaj po hetohet për 13 akuza penale. Ai po gjykohet në GJKKO me një nunër të madh të pandehurish, përfshirë dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Kryebashkiaku ndodhet në burg që nga 10 shkurti i 2025.

Gjykata Kushtetuese ia riktheu Gjykatës së Lartë shqyrtimin e kërkesës së masës së Veliajt me argumentin se duhet të arsyetohet përse nuk është e përshtatshme një masë tjetër, përveç arrestit në burg.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hita paralajmëron protestuesit: Do të tregojmë forcën e ligjit nëse vijon dhuna

Drejtori i Policisë së Shtetit Skënder Hita tha se...

Tensione në protestë, protestuesi rrethohet dhe goditet nga efektivët

Vijon protesta e madhe e studentëve dhe e nxënësve...

Mali i Zi mes tensioneve në BE, Kallas i bën thirrje Kroacisë të heqë bllokadën

Shefja e diplomacisë së Bashkimit Europian, Kaja Kallas, ka...

Braktisni mësimin”, Berisha apel studentëve dhe nxënësve

Kryetari i Partisë Demokratike i ka bërë thirrje studentëve...