7.5 C
Tirana

Gjykata e Tiranës lë në qeli 5 të arrestuarit për trafik armësh

Më datë:

Gjykata e Tiranës la në burg pa afat 5 personat e arrestuar në Shqipëri për trafik armësh. Në qeli u lanë Endri Papa, Aurel Manreka, Gersi Llozha, Kleu Mucalliu dhe Tonin Shkamitë cilët akuzohen se janë pjesë e një rrjeti të trafikut ndërkombëtar të armëve.

Gjatë seancës ata kanë pretenduar se nuk janë përfshirë në trafikun e armëvë dhe nuk kanë pasur dijeni për aktivitetin e Valter Osmani.

Në banesën e këtij të fundit në Kombinat është dokumentuar se kryhej procesi i shkëmbimit të armëve me kokainë.

Të arrestuarit pretenduan se e vetmja akuzë që mund të qëndrojë në këtë rast është ajo e prodhimit dhe shitjes së armëve. (Përkatësisht një armë zjarri tip pistoletë me 25-30 gram kokainë)

Në total në Shqipëri dhe Kosovë u sekuestruan 64 armë zjarri dhe mbi një kilogramë kokanë, të cilat trafikoheshin përmes autobusëve të linjës Prishtinë-Tiranë dhe anasjelltas.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha vlerëson rolin historik të Kavajës në lindjen e pluralizmit

Në foltoren e mbajtur këtë të enjte në kavajë,...

Fermerët protesta të dhunshme në Bruksel

Qindra fermerë nga vende të ndryshme të Europës marshuan...

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, lirohet nga burgu Arbër Paplekaj

Gjykata e Durrësit ka vendosur sot më 18 dhjetor...