18.5 C
Tirana

Gjykata e Posaçme shpall vendimin për çështjen e inceneratorit të Tiranës

Më datë:

Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për çështjen e Inceneratorit të Tiranës.

Trupat gjykuese  e kryesuar nga Elsa Ulliri vendosi që Lefter Koka të dënohet për shpërdorim detyre me 3 vite burgim me gjykim të shkurtuar 2 vite dhe shuarje e masës së sigurimitLefter Koka ndalohet për 5 vite të ushtrojë funksione publike.

Bledar Karoli dënohet me 3 vite burg me gjykim të shkurtuar 2 vite burg shuarje e masës së sigurimit dhe 5 vite jashtë funksioneve publike. Ndërkohë Fatjon Murataj 3 vite dhe përfundimisht me 2 vite, si dhe 5 vite jashtë funksioneve publike.

Taulat Tusha dënohet me 3 vite dhe përfundimisht 2 vite dhe 5 vite dënim plotësues. Namik Simirxhiu me 3 vite burg, me gjykim të shkurtuar me 2 vite burg dhe 5 vite jashtë funksioneve publike.

Valbona Ballgjini 3 vite burg me gjykim të shkutruar 2 vite pezullohet burgu dhe konvertohet në shërbim prove prej 4 vitesh, teksa i është hequr masa e sigurimit arrest në shtëpi. Edhe Valbona Ballgjini lihet 5 vite jashtë funksioneve publike.

Sidita Kopliku dënohet me 1 vit e 6 muaj përfundimisht me 1 vit burg dhe i konvertohet në shërbim prove brenda 6 muajve puna në interes publik. I hiqet e drejta për 5 vite detyrë në funskione publike. Ndërkohë Jetmir Rrapaj deklarohet i pafajshëm.

Për inceneratorin e Tiranës, për akuzën e korrupsionit Gjykata e Posaçme në një proces më vete dënoi me 4 vite burg edhe ish-sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllakon. Edhe ky i fundit përfitoi ulje të dënimit.

Ndërkohë në nje procedim të ndarë, SPAK ka marr nën hetim dy biznesmenët Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, si të dyshuar se kanë qëndruar në krye të një grupi kriminal të përbërë nga 8 persona të tjerë, dhe kanë përvetësuar fondet e lëshuara për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës. Të gjithë ata janë në kërkim që prej verës së 2024-ës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zbulohet në Shkodër magazina ku kultivohej kanabis, disa të arrestuar

Policia e Shkodrës ka zbuluar një tjetër ambient që...

Qytetarë dhe aktivistë, protestë në mbrojtje të familjes

Aktivistë të koalicionit “Pro familjes dhe jetës” u bënë...

Berisha: Protesta për të rikthyer votën e lirë

https://www.youtube.com/live/7ASMKRHf5-w?si=lhehly81fgA4l1iu&t=1175  Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot...

Trump shqyrton kërkesën saudite për avionët luftarakë ”F-35”

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se po shqyrton...